Futboll Shqipëri Sport

NDODH VETËM NË SHQIPËRI/ E larguan para 3 ditësh, GJICI jep lajmin e madh për MUSOLLIN (DETAJE)

Besar Musolli, para pak ditësh ka mbyllur aventurën e tij 7-vjeçare, me ekipin e Kukësit. Por, ai do të jetë një pjesë e pandarë e ekipit dhe historisë të këtij klubi. Këtë e konfirmon vet klubi verilindor, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Musolli përgjithmonë tek FK Kukësi!

Presidenti i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar një bisedë me Besar Musollin, me të cilin jo më larg se 3 ditë më parë pati një dakordësi për të ndërprerë bashkëpunimin deri në riaftësimin e tij të plotë, me klauzol ritkthimin e tij në skuadër pas rehabilitimit, pasi ‘dyert’ e ekipit tonë do të ishin të hapura për të.

Numri një i klubit verilindor ka vlerësuar dhe ka marrë në konsideratë kontributin e dhënë nga mesfushori më fanellën e Kukësit, për 7 vite me radhë duke siguruar të gjitha titujt për të cilat garohet në futbollin shqiptar.

Falë punës intensive, bashkëpunimit në ekip si dhe mbështetjes së Presidentit, Musolli dhe Futboll Klub Kukësi arritën deputimin e suksesshëm në arenën ndërkombëtare duke luajtër deri në turin e katërt të Europa League.

Mes Presidentit dhe 29-vjeçarit është rënë dakord që lojtari të qëndrojë tëk Kukësi, të vijojë rehabilitimin, të jetë pjesë e ekipit dhe për tu rikthyer në fushën e lojës madje për të qënë përherë pjesë e skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

Related posts

PAS TRIUMFIT ME DOPIETË/ Gattuso: Nuk e kuptoj hatërmbetjen e Higuainit, do ta mbaja në…

Delo.autor

RENDITJA/ Skënderbeu merr kreun i vetëm, tre ekipe e ndjekin. Luftëtari “zhytet” i fundit

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Danimarka shtang Anglinë, Portugalia fiton edhe pa CR7. Franca dhe Belgjika bëjnë detyrën

Delo.autor

Leave a Comment