Futboll Sport

PAS CEREMONISË SË TOPIT TË ARTË/ Ish-trajneri i Real Madrid, Del Bosque: Rasti i Messit tregon se…

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ishte ndër befasitë e ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi pasi s’u vlerësua i denjë as për top treshe duke mos marrë vota të mjaftueshme të hënën në Paris.

Edhe pse vlerësohet si njëri prej futbollistëve, nëse jo më i miri, i të gjitha kohëve, mungesa e tij në top treshe i ka lënë shumë persona gojëhapur, pasi kjo ndodhi për herë të parë që prej vitit 2006.

“Topi i Artë e humb vlerën nëse Messi nuk është aty”, ka thënë ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Vincente del Bosque.

 “Unë nuk besoj në Topin e Artë. Për mua është shumë e çuditshme se Lionel Messi nuk është në mesin e tre finalistëve. Nuk mund ta besoj”, shtoi ai.

Ngjashëm si Del Bosque edhe trajneri i Messit, Ernesto Valverde, theksoi: “Urime atyre që janë finalistë. Të gjithë mund të mendojnë çfarë të duan, ama është e çuditshme mungesa e tij”.

Messi e fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Super Kupën e Spanjës sezonin e kaluar me Barcelonën, por Roma e eliminoi nga Liga e Kampionëve dhe më vonë në verë, nuk ishte në gjendje të bëjë paraqitje të mira me Argjentinën në Kupën e Botës.

Megjithatë, bazuar në statistikat individuale, Messi e kishte sezonin më të mirë nga të gjithë.

Messi e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe në Evropë, po ashtu kishte edhe më së shumti asiste.

Por, Modric e fitoi Topin e Artë mbi bazën se i ndihmoi Kroacisë ta arrijë finalen historike në Kupën e Botës 2018 dhe Real Madridit ta fitojë titullin e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve.

Related posts

PLAS SKANDALI I BASTEVE/ Si mashtroi ish-Presidentja e Kastriotit, administratorit e Korabit për 10 mijë euro

Isa.Autor

MANCHESTER CITY RREZIKON DËMININ NGA UEFA/ “Qytetarët” mund të humbasin edhe titullin e 2014, ja arsyeja

Delo.autor

PAS 17 MINUTASH LOJË/ VAR-i çmend Torinon, Piatek shënon me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment