Boks Të tjera

PAS BARAZIMIT DRAMATIK/ Wilder i kthen Furyt përgjigjen e shumëpritur…

Deontay Wilder ka konfirmuar se do të përballet me Tyson Fury, në një rimeç, pas luftës mes tyre që mbaroi me barazim fundjavën që lamë pas.

Përmes një postimi në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, kampioni i botës në kategorinë e rëndë WBC, tha se mezi pret të boksojë përsëri me Furyn, në mënyrë që t’i japë fund një herë e përgjithmonë polemikave se a do të ketë rimeç mes tyre.

Meçi i të dielës në Staples Center të Los Angelesit mes tyre mbaroi me barazim dramatik, edhe pse shumë persona besuan se Fury duhej shpallur fitues.

 Wilder shkroi në Instagram:

Ishte një luftë e mahnitshme dhe unë nuk kam dashur asgjë tjetër përveç madhështisë të burojë nga ajo. Lufta i përmbushi pritjet më shumë se kurrë më parë.

Kur e vë më të mirin kundër më të mirit, gjërat ngazëlluese ndodhin.

Nuk dua t’ia humb vlerën kësaj lufte, por ne dolëm fitimtarë.

Për ta mposhtur kampionin, duhet ta dominosh atë dhe unë isha më agresiv dhe i dhashë më shumë goditje kundërshtarit.

Ju e patë Furyn në kulmin e tij, por nuk e patë Wilderin në kulmin e tij, dhe prapëseprapë unë fitova.

Gjyqtari Jack Reiss është i mahnitshëm me të cilin kam pasur kënaqësi të punoj në disa raste dhe ai bëri punë të paqme dhe në fund të fundit fitoi boksi, dhe tifozët janë fituesit e vërtetë dhe mezi pres për Wilder – Fury 2.

Data apo konfirmimi i rimeçit ende nuk janë caktuar, por promotori i Furyt, Frank Warren, është duke tentuar ta organizojë rimeçin në një stadium futbolli në Londër, sipas Mirror.

Related posts

“MË RRIHTE DHE MË PËRDHUNONTE KUR ISHA E VOGËL”/ Trondit nënkampionia e Europës, denoncon babain e saj

Delo.autor

“BORA NUK ËSHTË IDEALE, NE…”/ Gruaja e Schumacher rrëfen për herë të parë si ish-piloti e parandjeu aksidentin

Delo.autor

“PËR MOMENTIN JAM MOTIVUAR PËR…”/ Federer i pakënaqur nga rikuperimi dhe vë në dyshim rikthimin

Delo.autor

Leave a Comment