Futboll La Liga Sport

PROTESTAT MASIVE “MUNDIN” SPORTIN/ “Luftë” në Paris, shtyhet SUPER ndeshja (FOTO)

Sfida e së shtunës në Ligue 1, mes Paris Saint-Germain e Montpellier në Parc des Princes, është shtyrë për shkak të protestave që kanë përfshirë Parisin.

Prej ditësh në Paris kanë nisur protesta masive kundër vendimit të qeverisë për të rritur çmimin e karburantit dhe taksave të lidhura me të, në plan prej 1 janarit.

Protesters and police clash in downtown Paris during Saturday's national demonstration.

Rreth 36,000 persona dolën në protestë të shtunën e shkuar dhe Parisi është në kaos, me qindra të arrestuar deri tani, ndaj policia nuk merr përsipër aktivizimin e aktiviteve sportive në kryeqytetin francez.

Policia ka përdorur gaz lotjsellës dhe përplasjet nëpër Paris kanë qenë të dhunshme, me makina të djegura, dyqane të shkatërruara dhe statuja të masakruara, ndërsa deri tani kanë mbetur të vdekur 3 persona.

PSG u ndal në Bordeaux javën e shkuar, pas startit me 14 fitore rresht në kampionat, ndërkohë që ka 14 pikë avantazh nga Montpellier.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do të vizitojë Strasbourg-un të mërkurën.

Related posts

Dëmtimi i Koscielny/ Ja sa gjatë do të mungojë mbrojtësi francez

Sadik.Autor

TRAGJIKE/ Piu ujë të ftohtë pas ndeshjes, futbollisti 27-vjeçar ndërron jetë

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Cagliari në “San Siro”. Rezultati 4-1

Delo.autor

Leave a Comment