Futboll Seria A Sport

WANDA NARA OFENDON KEQ INTERIN: ICARDI duhet të LARGOHET nga ZIKALTRIT që të fitoi çmimin e… 

Mauro Ikardi i dashuron ngjyrat zikaltër të Interit, por aty ai nuk do të arrijë të fitojë asgjë. Kështu është shprehur agjentja dhe njëkohësisht gruaja e futbollistit argjentinas, Vanda Nara.

vanda

Tashmë e ardhmja e sulmuesit vihet paksa në dyshim, pavarësisht se ai e ka bërë të qartë se nuk e kërkon largimin nga “Giuseppe Meazza”.

ikardi

Në një prononcim për mediat italiane Vanda u shpreh: “Ai ndjehet shumë mirë me ngjyrat e Interit për momentin, në qoftë se vjen dita kur ai ëndërron një çmim, ndoshta do të jetë koha për të ndryshuar skuadrën. Bëhet fjalë për “Topin e Artë” pasi një lojtar i Interit nuk e fiton dot atë.

Ai nuk po mendon për “Topin e Artë”, por kur të jetë koha për atë çmim do ta them menjëherë. Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se duhet të luash në Spanjë për ta fituar atë çmim”, u shpreh Vanda.

Related posts

KATAR 2022/ Botërori sjell miliona, ja sa humbet Italia nëse nuk kualifikohet…

Delo.autor

WWE debuton në Arabi, por nuk lejon duelet e femrave

Sadik.Autor

ZBULON TË ARDHMEN/ Dani Alves nis negociatat me kuqezinjtë, por duhet një sakrificë për të realizuar ëndrrën

Delo.autor

Leave a Comment