Futboll Seria A Sport

FIKSIMI I LOJTARËVE KOSOVARË/ Në ceremoninë e “Topit të Artë” pati SPEKTAKËL 

Pak ditë më parë, u mbajt edhe ceremonia e dhënies së ‘Topit të Artë’, që këtë radhë, ndryshe nga 10 vitet e fundit nuk e fitoi as Mesi dhe as Ronaldo, por mesfushori kroat, Luka Modriç i cili shkëlqeu si me fanellën e Realit, ashtu edhe me kombëtaren e tij duke arritur deri në finalen e Kupës së Botës.

Në këtë ceremoni gala, natyrisht nuk kishin si të mungonin këngët e ndryshme, apo edhe nderimet për kampionët e botës të cilët ishin të pranishëm në ceremoni për të marrë çmimet e tyre. Kështu, kënga që iu dedikua Francës pasi fitoi Botërorin, u bë menjëherë hit dhe nuk mund të mungonte në këtë mbrëmje. Këngëtari Vegedream ndezi skenën me këngën “Ramenez la Coupe à la mason”.

Kujtojmë që kjo këngë, u bë hit jo vetëm në Francë por edhe më gjerë. Madje, ishin vetë futbollistët e Kosovës ata të cilët e kanë kënduar në autobus pas një ndeshjeje, duke marrë me mijëra klikime dhe shpërndarje, madje edhe nga vetë futbollistët e Francës si rasti i Mendit.

Related posts

“VALVERDEOUT”/ Tifozët e Barcelonës kërkojnë largimin e trajnerit

Delo.autor

VIDEO/ Juventus shënon golin e shtatë, Higuain ‘hat-trick’ për 10 minuta

Q.Autor

Frikë nga dopingu? Çalja: Analizat vërtetuan që jam i pastër, kampion i trefishtë në ar, dhe i zhgënjyer

Sadik.Autor

Leave a Comment