Futboll Seria A Sport

CR7 PO MAGJEPS EDHE NË ITALI/ Hoeness SËRISHT SKEPTIK: Është tepër i vjetër për…

11 gola dhe 7 asiste në 18 ndeshje ndeshje të këtij sezoni. Këto janë numrat e Cristiano Ronaldos, që nga ardhja e tij te Juventusi. Një ndikim i madh, por që duket se nuk e ka bindur presidentin e Bayern Munich, Uli Hoeness, tërësisht për lëvizjen befasuese të merkatos së kësaj vere, që e pa portugezin në Torino.

Sipas “Bild”, numri një i bavarezëve e ka komentuar në mënyrë negative blerjen e Ronaldos nga klubi i Juventusit, duke shpjeguar se si Bayern Munich vendosi menjëherë të mos fillojë ndonjë negociatë me Real Madridin:

“Ai është një lojtar 33-vjeçar, i cili do të na kushtonte 100 milionë euro, – tha Hoeness. – Ishte një operacion, që do ta kishim kryer me sytë mbyllur, nëse Ronaldo do të ishte 24 vjeç. Kjo është një çështje moshe, sepse klasi i Cristiano Ronaldos nuk është në pyetje”.

Related posts

Schalke në gjysmëfinale të Kupës, eliminon Wolfsburgun e Mehmedit

Q.Autor

TRONDITET BRACELONA/ UMTITI mëson shkallën e RËNDË të dëmtitmit, rikthehet në…

Isa.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Aktorja e paska FIKSIM: Do kaloja një NATË me CANËN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment