Futboll Shqipëri Sport

TË PA FAT/ Mbrojtësi për REKORD, Shehi merr goditjen e radhës para Kukësit

Skuadra e Skënderbeut nuk po kalon një moment shumë pozitiv, pasi barazoi me Tiranën (1-1) në kryeqytet dhe humbi me Teutën (0-1) në shtëpi. Tekniku Orges Shehi është i shqetësuar me situatën, pasi momentalisht skuadra është -4 pikë nga Partizani i vendit të parë dhe përpara ka një transfertë të egër me ekipin e Kukësit. Një malore e madhe, pasi për të dyja skuadrat nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores.

Numri një i stolit ka dhe probleme të tjera para ndeshjes, pasi situata në ekip nuk është shumë pozitive. Dy sulmuesit Blerim Krasniqi dhe Ardit Hoxhaj janë të dëmtuar. I pari do të mungojë dhe dy javë të tjera, ndërsa vlonjati është i pafat, pasi do të detyrohet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje. Operimi i parë në gju i ka sjellë shqetësime dhe do të bëjë pastrimin e gjurit.

Probleme fizike dhe për Gjergji Muzakën që nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm. Shehi do të vuajë ndaj verilindorëve dhe mungesën e kapitenit Marko Radas. Kroati është i pezulluar për shkak kartonësh. Ai ka arritur numrin 8 të të verdhëve këtë sezon duke vendosur dhe një “rekord negativ”, pasi askush nuk ka arritur në këtë kuotë. Mungesa e 35-vjeçarit është minus i madh për korçarët, pasi dihet roli i rëndësishëm që ka ai në skuadër. Kapiteni ka luajtur në 13 ndeshje këtë sezon duke qenë titullar stabël në formacionin e Shehit.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari zbulon problemin e madh: Ja çfarë nuk funksionin tek makina

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Ka nisur sfida. Bardheblutë duan revansh

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Benfica-Fenerbahce: Miqtë kanë probleme në transfertë

Isa.Autor

Leave a Comment