Futboll Seria A Sport

SINQERITETI NË KULM/ Berisha: Prej meje shënoi një gol të bukur Milik, ia dalim këtë…

Etrit Berisha ka arritur të bindë teknikun Gasperini dhe po luan rregullisht në kampionatin italian me Atalantën, duke bërë paraqitje të mira, pavarësisht se në takimin e fundit ndaj Napolit, ai gaboi në daljen e tij. Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë gardiani shqiptar në një prononcim për ‘Tutto Atalanta’.

Portieri i kombëtares, u shpreh se dalja e tij pak më para, bëri që Milik të shënonte një gol të bukur. Megjithatë, gardiani kuqezi është i bindur se skuadra e Atalantës do të dijë të reagojë ndaj Udinezes.

Si me Golinin, ashtu edhe me Rosin marrëdhënia jonë është shumë e mirë dhe konkurrenca na bën mirë, është një motiv më shumë për ne. Detyra jonë është që të bëjmë mirë gjatë javës dhe më pas, është tekniku Gasperini ai që vendos se kush luan.

Nuk është se kishte shumë diferenca në fushë me Napolin, por ndryshoi rrjedha e lojës. Goditja e Milik ishte nga një kënd i vështirë, por unë kisha dalë një hap para dhe nuk mund të reagoja, duke lënë kështu Milikun të shënojë një gol të bukur. Tani na pret ndeshja me Udinezen dhe duhet të reagojmë, duke marrë pikët e radhës dhe duke bindur me lojë. Është e rëndësishme të marrim pikë ndaj ekipeve të tilla, pasi janë në vështirësi dhe luajnë gjithçka për pikët”, u shpreh Berisha.

Related posts

KONKURRENCA DHE ANTIPATIA/ Neymar “tallet” me Mbappe, ky i fundit e…(VIDEO)

Isa.Autor

Guardiola me DORË TË HEKURT në stërvitje, u ndalon këto paisje lojtarëve…

Isa.Autor

BLERJE TË MËDHA NË MERKATON E VERËS/ Nga Donnarruma tek Sergio Ramos, PSG gati ta sundojë Europën

Delo.autor

Leave a Comment