Futboll Sport

“LORIKU” FRYMËZUES PËR RININË”/ Meta: Personalitet i spikatur dhe ambasador i shkëlqyer i vlerave tona

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur filmin për kapitenin legjendar Lork Cana.

Në një postim në Facebbok, Meta shkruan se Cana është një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë.

 

Kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, është padyshim një nga personalitetet e spikatura të futbollit tonë dhe një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira njerëzore e sportive të shqiptarëve në botë. Jeta dhe karriera e tij, e përmbledhur mjeshtërisht në filmin dokumentar “Loriku” është jashtëzakonisht frymëzuese për rininë e fëmijët shqiptarë.

I uroj suksese në angazhimin e ri me Fondacionin e tij në shërbim të fëmijëve e sportit.

Falëminderit Kapiten për emocionet që na ke dhuruar me talentin tënd dhe për promovimin e Shqipërisë.

Related posts

E BUJSHME NGA AMERIKA/ “Firma” e parë e Lionel Messi-t del në ankand, ja shifra e “çmendur”…

Delo.autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Dua ta mbyll karrierën me një podium

Delo.autor

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë dënon ashpër dhunuesit në ambjentet sportive

Sadik.Autor

Leave a Comment