Futboll Seria A Sport

PROPOZIMI I BUJSHËM PËR CHELSEA/ Zbuloni ofertën financiare që Milan i bën Fabregas

Ditët e fundit është përfolur lajmi për një lëvizje të mundshme nga Premier League drejt Seria A, “Gazzetta dello Sport” ka zbuluar se Milan-i i ka ofruar mesfushorit të Chelsea-t, Cesc Fabregas një kontratë 2,5 vjeçare.

Agjenti i Fabregas, Darren Dein, (djali i ish-lojtarit të Arsenalit David Dein), është në bisedime e sipër me ekipin milanez për këtë transfertë.

Thuhet se mesfushori i ka kërkuar trajnerit që të luajë më shumë, kështu që duket sikur pakënaqësi nga ana e tij ndaj klubit ka, por kuqezinjtë kanë përfituar nga kjo situatë duke i propozuar një pagë 4 milionë euro. Tarifa që Chelsea kërkon është 12 milionë euro.

Megjithatë Fabregas do të hyjë në 6 muajt e fundit të kontratës së tij me blutë në janar, duke i lejuar atij të negociojë për një marrëveshje para-kontraktuale.

Related posts

LAMTUMIRA E HIDHUR/ Ish-kapiteni i Milanit: Më plagosën, por nuk fola kurrë… (VIDEO)

Delo.autor

FIFA MBAN PENG LOJTARIN SHQIPËTAR/ Shpresat me mungesë të rëndësishme kundër Estonisë

Isa.Autor

LOJËRAT OLIMPIKE/ Spanja ndërpret ëndrrën e Kessie, Brazili dhe Japonia avancojnë në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment