Po luhet në stadiumin e Kamzës supersfida e javës së 16-të mes Kukësit dhe Skënderbeut. Si verilindorët ashtu edhe korçarët luajnë në këtë përballje me synimin e vetëm, për të marrë 3 pikë.
Skuadra e Orges Shehit vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Teutës dhe barazimit në transfertë ndaj Tiranës, ndërkohë që Kukësi ka arritur të fitojë 2 përballjet e fundit, atë ndaj Kamzës dhe Luftëtarit, teksa shpreson të vijojë ecurinë e rezultateve positive.
3 është diferenca e pikëve me këtyre 2 skuadrave në këtë javë të 15-të, teksa juglindorët mbajnë vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa kuksianët ndodhen në vend të 4-t me 27 pikë. Në 5 përballjet e fundit mes njëra-tjetrës, 3 herë ka triumfuar Skënderbeu, 1 herë Kukësi dhe 1 sfidë është mbyllur në barazim 2-2.
Të dy trajnerët kanë bërë publik formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, sulmuesi kryesor i Kukësit, Rexhinaldo, nuk do të startoj si titullar për shkak të një dëmtimi dhe ndodhet në stol. Vendin e tij e zë Shpehar. Nuk mungojnë surprizat as në kampin korçar, teksa Shehi i ka besuar një vend titullari Filit, duke ulur në stol Gripshin.
LIVE| KUKËSI-SKËNDERBEU 0-0
KOMENTI LIVE:
6′ Përsë korçarët në sulm. Provon sërish Bregu, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe shkon në duart e Frashërit.
4′ Pranë golit Skënderbeu me Dejvi Bregun. Vlonjati provon me një gjuajtje fluturimthi nga brenda zonës, pas harkimit nga e djathta, por ndaj Shameti, i ndodhur shumë pranë.
1′ Ka nisur përballja në Kamzë, numër i konsiderueshëm tifozët në stadium. Korçarët menjëherë në sulm.



