Futboll La Liga Sport

“E PASKA QARË”/ PELE thotë që MESSI ka DIFEKTE të mëdha, Lineker i jep përgjigjen PERFEKTE (FOTO)

Pele ka fituar tre herë Kupën e Botës dhe ka shënuar pa fund, edhe pse shpesh debatohet nëse kanë vlerë golat në kampionatet e fshatrave në Brazil. Thonë që është më i madhi i historisë, por le të biem dakord që Pele është ndër më të mëdhenjtë që futbolli ka pasur ndonjëherë.

Problemi është se Pele, ashtu si Maradona e shumtë të tjerë, nuk janë të zotë me fjalë ashtu si ishin me këmbë. Legjendari brazilian foli ditët e fundit për Messi-n dhe lëshoi një deklaratë që të lë pa fjalë: “Si mund të bëhet krahasimi Pele-Messi? Messi përdor vetëm njërën këmbë, ka vetëm një talent dhe nuk di të godasë mirë me kokë, unë i bëja të gjitha.

“Maradona apo Messi? Maradona ka qenë shumë herë më i mirë në kohën e vet, edhe Beckenbauer apo Cruyff”.

Fjalë që kanë ngjallur debate të egra, pasi në fund të fundit pyetja e thjeshtë do ishte: Nëse ky zotëria, Messi, qenka kaq i kufizuar, si dreqin nuk ka dalë asnjë mbrojtës apo ekip i aftë ta ndalë rregullisht?

Tani një tjetër ish-futbollist legjendar, anglezi Gary Lineker, i ka dhënë Peles përgjigjen perfekte, duke evidentuar gjykimin kontradiktor të brazilianit.

“Nëse kjo është mënyra si i gjykon futbollistët, atëherë kriteri duhej të ishte i njëjtë edhe për Maradonën. Gjepura!”.

 

Related posts

GOL “MAGJIK” NGA KUARJARELA/ Sulmuesi shënon në mënyrë mjeshtërore (VIDEO)

Delo.autor

RASTI UNIK/ Njihuni me lojtarin që mund të fitojë Kupën e Botës nga shtëpia…

Isa.Autor

Idhulli i tifozëve kundër Moratti-t: Nuk vlen asgjë

Isa.Autor

Leave a Comment