Futboll La Liga Sport

“KANË LAJTHIT”/ Kërkesa ABSURDE e PSG për shitjen e yllit të kërkuar nga Juve e Barça

Në Paris nuk flitet më për tjetër gjë, veçse për të ardhmen e Adrien Rabiot. Mesfushori është në skadim të kontratës dhe qershorin e ardhshëm do të mund të transferohet me kosto zero. Pikërisht edhe për këtë arsye, të interesuar për atë janë shumë klube gjigante të Europës.

Por, futbollisti mund të jetë protagonist që në merkaton e janarit. Vullneti i tij për të mos rinovuar me PSG ka detyruar klubin që të konsiderojë lëvizje strategjike që mund të gjejnë zbatim në distancë afatshkurtër. Duke i qëndruar raportimeve të “Le10Sports”, duke marrë shkas nga interesi i madh i skuadrave si Juve dhe Barcellona, Al-Khelaïfi ka vendosur që të pretendojë maksimalisht: për të bler Adrien Rabiot që në janar, janë të domosdoshme të paktën 40 milionë euro. Kërkesa efektivisht e ekzagjeruar, mund të ulet në javët e ardhshme.

Related posts

“JAM I ZHGËNJYER PËR GOLIN…”/ Sulmuesi i Kukësit: I pashë pamjet pas ndeshjes, s’di çfarë të them

Delo.autor

UELLS-SHQIPËRI/ Kombëtarja me Manajn dhe Balajn në sulm, Gareth Bale nis nga stoli (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Icardi tregon afeksionin me zonën dhe ëndrrat e parealizuara

Sadik.Autor

Leave a Comment