Futboll Seria A Sport

MILAN SHTON OPSIONET NË MESFUSHË/ Suarez “NDIHMON KUQEZINJTË” për të marrë yllin e Chelsea

Gjigantët e Serie A, Milan, mund të ndihmohen nga Denis Suarez për të marrë shërbimet e mesfushorit të Chelsea-t, Cesc Fabregas, në janar.

Kuqezinjtë janë të prirë për të shtuar opsionet në mesfushë gjatë merkatos së janarit dhe thuhet se Fabregas është një nga objektivat e tyre, me spanjollin që nuk po luan rregullisht te Chelsea nën drejtimin e Maurizio Sarri-t.

Sipas “Calciomercato.it”, Milan-i mund të ndihmohet për të arritur te Fabregas nga Denis Suarez, nëse ai shkon tek Chelsea në merkaton e janarit.

Surez është gjithashtu një nga objektivat e milanezëve, por duket i paarritshëm për shkak të kërkesave të Barcelona-s, që e vlerëson lojtarin mbi 40 milionë euro.

Megjithatë, Chelsea duket se do të bëjë një lëvizje për Denis dhe, nëse arrijnë ta marrin, atëherë Fabregas do të largohet.

Related posts

“Mesi, të dua, je i madh”, lepurushja e “Playboy”-it e apasionuar pas “pleshtit” (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Zimone Zaza objektiv i Milanit, Valencia do 20 milionë euro

Isa.Autor

“EL CLASICO”/ Pas një krosimi nga Jordi Alba, Mbrojtësi Mingueza ndëshkon Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment