Futboll Premier League

Guardiola: Sanchez te Manchester United? Mendimi im për të mbetet i njëjtë…

Ardhja e Alexis Sánchez në Manchester është e afërt, edhe pse ai do të zbresë në anën e kundërt të qytetit, nga ajo që pritej disa muaj më parë. Manchester City u tërhoq nga oferta, ndaj sulmuesi kilen vendosi të kalojë te Manchester United. Trajneri Pep Guardiola foli në një konferencë shtypi për një nga operacionet më të shquara të kësaj merkatoje dimri. “Kur lojtarët kanë disa mundësi (oferta), janë ata që vendosin se ku duan të luajnë. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i urojmë fat të mirë”, – tha Guardiola. Pavarësisht se është ende lojtar i Arsenalit, sulmuesi pritet të bëhet “djall i kuq” në orët e ardhshme: “Mendimi im për Alexis mbetet i njëjtë. Natyrisht, nuk jam lloji i trajnerit për të folur për numrat apo sasitë e parave në të tilla operacione”.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Holanda përmbys Poloninë dhe e mbyll grupin në vendin e dytë

Delo.autor

PLAS SËRISH/ Spalletti lë Icardin në shtëpi

Delo.autor

Luis Enrique, një hap larg caktimit si trajner i ri i Chelseas

Q.Autor

Leave a Comment