Futboll Seria A Sport

MË NË FUND VJEN I SHUMËPRITURI/ Mbërrin LOJTARI që do të “SHPËTOJË” Milanin, sot i pranishëm në “SAN SIRO”

Ka nisur zyrtarisht sot aventura e tij si lojtar i Milanit. Në aeroportin “Malpensa” të Milanos ka mbërritur sot paradite fantazisti brazilian Lucas Paqueta, përforcimi i radhës i skuadrës kuqezi, që pritet të debutojë në janar me Milanin e trajnerit Gennaro Gattuso. Lojtari ishte nisur dje në mbrëmje nga Rio de Zhaneiro dhe sot ka zbarkuar në Milano. Madje po sot në mbrëmje do të jetë në “San Siro” për të parë ndeshjen Milan-Torino.

Të hënën, Lucas Paqueta do të kryejë vizitat mjekësore dhë më pas do të qëndrojë disa ditë në Milano për të gjetur një shtëpi. Prezantimi i tij te Milani do të bëhet në janar, pasi lojtari do të rikthehet në Brazil për të kaluar festat e fundvitit. “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Milano. Zgjodha këtë ekip për historinë që ai ka në futbollin botëror”, tha Paqueta pas mbërritjes në Itali, ku është pritur edhe nga disa qindra tifozë kuqezinj.

Related posts

ANALIZA/ Griezmann, midis zëvëndësimeve dhe kritikave tek Barcelona

Delo.autor

A është ky Botërori më i nxehtë në tribuna? (FOTO)

Sadik.Autor

SKANDAL NË MIQËSORE/ Plas grushti mes ekipit shqiptar dhe atij rus në Antalia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment