Futboll Premier League Sport

“ÇMENDET PRESIDENITI I CITYT/ Ofron 55 milionë euro për të sjellë në Premier League talentin Romës

Manchester City vijon të investojë tek talentet dhe lojtarët e rinj, ndaj trajneri Pep Guardiola është gati të sjellë në Premier League 21-vjeçarin turk Cengiz Under, që luan në Serinë A me skuadrën e Romës. Për të mbyllur këtë transferim, skuadra kampione e Anglisë është gati të paguajë 55 milionë euro, për të evituar konkurrencën që rrethon talentin e kombëtares turke (Under ka një rrogë të ulët te Roma).

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja britanike “Daily Express”, sipas së cilës transferimi pritet të kryhet verën e ardhshme. Under ka një kontratë 5-vjeçare me Romën, e cila skadon në verën e vitit 2023, por shumë prej 55 milionë eurosh mund të bindë verdhekuqtë që të lënë të lirë lojtarin. Për Under (38 ndeshjen e 9 gola me Romën) kanë shfaqur interes edhe mjaft ekipe të tjera në Premier, si Tottenham, Arsenal e Chelsea.

Related posts

Buffon, 4 vite më parë: Fituesit e gjejnë një mënyrë, humbësit dhe mediokrit gjejnë justifikime

Sadik.Autor

LUAN NË TË NJËJTIN POZICION SI MITAJ/ Kush është lojtari surprizë i thirrur nga trajneri i Kombëtares

F.autor

MBYLLI KARRIERËN ME 29 FITORE/Festë e “çmendur” në Dagestan për triumfin e Khabib ndaj Gaethje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment