Futboll Premier League Sport

SHËNOI NË DERBI/ XHAKA mbi “shkatërruesin” e Arsenalit: Ai do të jetë si …

Granit Xhaka mendon se Lucas Torreira kërkon me çdo kusht të jetë si Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, prandaj ka filluar të shënojë gola.

Uruguaiani është blerë si mesfushor defensiv për 25 mln euro nga Sampdoria në merkaton e verës.

Ai ka bërë paraqitje shumë të mira, duke shënuar si në derbin 4-2 ndaj Tottenham, ashtu edhe ndaj Huddersfield në ndeshjen e fundit.

“Mendoj se ai do të jetë si Auba dhe Lacazette,” shprehet Xhaka për faqen zyrtare të Arsenal. “Është një gol i rëndësishëm, ai ndaj Huddersfield, dhe një ndeshje e madhe për ekipin. Siç e thashë më parë, nuk ishte e lehtë.”

Topçinjtë i ka shpëtuar Torreira me golin e minutave të fundit duke bërë që të ruajnë ritmin me kryesuesit.

Related posts

I ÇUDITSHËM DHE UNIK/ Jeta dhe karriera e yllit argjentinas së shpejti në një serial

Isa.Autor

Tjetër finale për Nadal, kërkon titullin e 11-të edhe në Barcelonë

Sadik.Autor

KOHË TË VËSHTIRA YJET E KLUBEVE/ Nga Isco tek Paul Dybala, ja pse roli i fantazistit është në krizë…

Delo.autor

Leave a Comment