Futboll Premier League Sport

PAS ZBULIMIT RACIAL/ Ylli i Manchester City-t emërohet “Lojtari i Muajit”

Raheem Sterling i Manchester City-t është emëruar Lojtari i muajit nëntor i Premier League.

Lojtari i përfaqësueses angleze ka ndihmuar City-n t’i fitojë të tre ndeshjet e nëntorit ndaj Southampton, Manchester United dhe West Ham.

Sterling ka shënuar tre gola në këto ndeshje, duke përgatitur tre të tjerë.

24-vjeçari ka shënuar tetë gola gjithsej në kampionatin anglez, teksa ka edhe shtatë asiste, në 13 paraqitje.

Sulmuesi i City-t ka qenë viktimë e abuzimit racial fundjavën e kaluar në Stamford Bridge ndaj Chelsea-t.

Muajin e kaluar ai firmosi një rinovim kontrate që do ta mbajë në Etihad deri më 2023.

Related posts

LeBron përbindësh, Cleveland “fluturon” falë 44 pikëve të “mbretit”

Sadik.Autor

HYN NË HISTORINË E LA LIGAS/ Mesfushori Joaquin shënon tripletë për 18 minuta dhe vendos rekord (VIDEO)

Delo.autor

PËRMBYSJA E MADHE NË AMSTERDAM/ Shikoni si Tottenham “tërbohen” në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment