Futboll Sport

AI NUK ËSHTË FTUAR ASNJËHERË NË LISTË/ ​Edon Zhegrova mbetet jashtë ndeshjes së fundit të Genkut në Europa League

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka mbetur përsëri jashtë skuadrës së zgjedhur nga trajneri i Genkut, Philippe Clement, për ndeshjen e fundit të fazës grupore të Europa Ligës.

Kjo nënkupton që anësori kosovar, edhe pse i ftuar në listën e Genkut për Europa Ligë, ai nuk është ftuar asnjëherë, as në stolin e gjigantit belg, përkundër se i ndihmoi skuadrës të kualifikohej në këtë garë duke shënuar dy herë në fazën kualifikuese.

Genku do ta presë në shtëpi Sarpsborg 08 të enjten për ndeshjen e fundit të fazës grupore të këtij sezoni të Europa Ligës. Genku e ka siguruar kualifikimin nga Grupi I, mirëpo i duhet fitorja për ta siguruar vendin e parë.

Për këtë ndeshje, Clement nuk do të mund ta kërkojë ndihmën e Zhegrovës, i cili është lënë përsëri jashtë skuadrës së zgjedhur. Kosovari nuk ka qenë pjesë e skuadrës për asnjë ndeshje të Europa Ligës deri më tani dhe për herë të fundit ka luajtur në rundin kualifikues, në ndeshjen kundër Lech Poznanin më 16 gusht.

Related posts

“KEMI MUNGESA POR NUK ËSHTË ALIBI”/ Longo: Presioni bie mbi Vllazninë, në derbi jam me…

Delo.autor

​Mbappe: Real Madrid është skuadra më e mirë në botë

Q.Autor

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring

F.autor

Leave a Comment