Futboll Seria A Sport

“NJË DËSHTIM KOLOSAL”/ Capello “FUNDOS” Interin: Vetëm me një futbollist nuk…

Trajneri i famshëm italian Fabio Capello ka analizuar barazimit e Interit kjundër PSV-së, që çoi tek eliminimi i zikaltërve nga Champions League. Një dështim kolosal, mbi të gjitha për faktin se Interi e mori dhuratën e pritshme nga Barcelona, me këtë të fundit që barazoi ndaj Tottenham-it dhe për pasojë Interit i mjaftonte fitorja ndaj PSV-së së eliminuar.

Capello komentoi pas ndeshjes në Sky Sport: “Besoj se Interi luajti një ndeshje të madhe ndaj Juves, në 45 minutat e para. Në Torino zikaltrit luanin thuajse shansin e fundit, ku humbja ishte fatale dhe duhej të luftonin për çdo top, për të mos humbur.

“Në të kundërt, kur Interi është i detyruar të fitojë, në tabelë lexohet vetëm një emër: ai i Mauro Icardi-t. Asnjë tjetër. Sigurisht Interi duhet të ketë një alternativë në këtë drejtim.

“Mesfusha nuk ka cilësi të veçantë, jeton me ndonjë shpërthim dhe nuk ka vazhdimësi për të krijuar raste për Icardi-n, i cili merr shumë pak pasime. Duhen gjetur lojtarë që ndryshojnë ritmin në mesfushë dhe që krijojnë raste. Gjithnjë pasim vetëm tek Icardi, është shumë pak dhe ai mbetet vetëm.

“Kundër PSV-së goli holandez erdhi nga një gabim i mbrojtje dhe më pas skuadra nuk bëri shumë për ta përmbysur rezultatin. Kur shkon në sulm, Interi ka limite dhe ndoshta i mungon Nainggolan, ai që duhej të ishte njeriu plus, që ndryshon ritmin e ekipit”.

Related posts

SIMEONE DREJT RINOVIMIT/ Do të PAGUHET më shumë se KAMPIONI I BOTËS

Isa.Autor

Portugalia shpallet kampione e Europës edhe me të rinjtë, mposht në finale Italinë (VIDEO)

Sadik.Autor

“TAPIRI DO TË VIJË”/ Inzaghi mes dy zjarreve: Liverpool-in apo Dillettën? Preferoj…

Delo.autor

Leave a Comment