Futboll Seria A Sport

FSETË E SHFRENUAR/ Në Brazil shkruhet historia, vjen triumfi i parë kontinental në 94 vite (VIDEO)

Mbrëmja e së enjtes ka qenë speciale për ekipin brazilian Atletico Paranaense, që ka mundur kolumbianët e Junior Barranquilla me penallti për të fituar Kupën e Amerikës së Jugut 2018 në shtëpi. Ky ka qenë trofeu i parë kontinental i futar nga Atletico në 94 vite histori të klubit.

Pas barazimit 1-1 të marrë javën e kaluar në Kolumbi, dy skuadrat i kanë mbyllur edhe 90 minutat e dyta me të njëjtin rezultat, që ka mbetur i pandryshuar edhe në kohën shtesë.

Gjithsesi, në minutën 110-të Juniors kanë patur një mundësi të artë për të mbyllur ndeshjen falë një penalltie të fituar nga Jarlan Barrera, i cili pësoi një faull nga portieri Santos. Ka qenë vetë Barrera që është paraqitur te pika e bardhë dhe e ka dërguar topin sipër traversës duke çuar ndeshjen te penalltitë.

Të dy ekipet kanë shënuar penalltitë e para, me Gabriel Gomez të Junior që ka bërë gabimin e parë, duke goditur shtyllën. Atletico Paranaense ka patur një avantaz 3-2 kur sulmuesi i Junior, Teo, ka dërguar topin sipër traversës.

Renan Lodi ka patur mundësinë të bëhej heroi i vendasve, por penalltia e tij ka përfunduar disa centimetra larg shtyllës. Portieri i kiqve, Sebastian Viera ka barazuar shifrat në 2-2, por kapiteni Thiago Heleno  i Atletico është treguar i saktë duke i dhuruar skuadrës së tij trofeun e parë kontinetal.

Atletico do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës Libertadores për herë të parë që nga 2014-a. Ata do të përballen edhe me kampionët në fuqi të River Plate në Superkupën e Amerikës së Jugut.

Related posts

Teuta hipotekon fitoren në Korçë, i shënon golin e tretë Skënderbeut (VIDEO)

Sadik.Autor

SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Sulmuesi shqiptar mposht portierin me një goditje “magjike” (VIDEO)

Delo.autor

“SHPËRTHEN” NDAJ LIGËS ITALIANE/ Trajneri Sarri: Në çfarë bote jetojnë ata? Pas 61 orësh ne duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment