Futboll Shqipëri Sport

JO VETËM SHKURTAJ/ Partizani do edhe një tjetër SUPER LOJTAR nga Luftëtari

Partizani synon që ta mbyllë të paktën me këtë diferencë pikësh gjysmën e parë të kampionatit, që më pas të ketë qetësinë që i duhet për të menduar për merkaton e janarit. Skuadra e kuqe ka bërë mjaft mirë deri më tani, teksa në 16 javë ka vetëm 3 humbje. Sigurisht që çdo ekip ka nevojë të përforcohet, por në dritaren e merkatos së janarit është e vështirë që të gjej lojtarë cilësor.

Drejtuesit e klubit të “demave” po mendojnë për mesfushorin e Luftëtarit Eduart Rroca. Më parë është lakuar emri i Vasil Shkurtajt, ndërsa tani del në skenë edhe emri i 25-vjeçarit. Të dy janë lojtarë me kualitet dhe janë ndër preferencat e trajnerit Skënder Gega.

fakti që në Gjirokastër kanë probleme me financat e bën të lehtë shkëputjen e bashkëpunimit mes lojtarit dhe klubit, ndaj duket më se e mundur kjo lëvizje. Ndeshja e fundit e këtij viti do të jetë pikërisht ajo mes Luftëtarit dhe Partizanit, çka mund të shfrytëzohet nga drejtuesit e Partizanit për ta joshur lojtarin në fjalë.

Related posts

CHAMPIONS/ INTERI “thumbon” BARÇËN: U sjell në mendje gjysmëfinalen e 2010 (VIDEO)

Isa.Autor

“KA VETËM NJË MËNYRË PËR TA NDALUR MBROJTËSIN HAKIMI”/ Ish-sulmuesi Crespo: Inter-i do të fitojë kur…

Delo.autor

LIVE/ Laçi në avantazh përballë Kastriotit, Fangaj gjakftohtë

Delo.autor

Leave a Comment