Futboll Shqipëri Sport

VLERA FINACIARE/ Kukësi kushton më shumë se Partizani, ja futbollisti më i shtrenjtë

Partizani dhe Kukësi e shikojnë veten si rivale të denja për njëra-tjetrën për fitimin e titullit kampion. Përveç synimeve dhe objektivave që kanë skuadrat, edhe vlera e lojtarëve që kanë klubet e tregojnë më së mirë karakterin e duelit të sotëm. Pa dyshim, bëhet fjalë për një sfidë mes dy skuadrave që kanë lojtarët me vlerën më të shtrenjtë.

Bazuar te shifrat që rendit “transfermarkt.com”, një sajt i specializuar për vlerën e kartonit të lojtarëve, del se Kukësi kushton më shtrenjtë se Partizani. Vlerat e lojtarëve janë relative, gjithsesi sipas llogarive të këtij portali, të gjithë lojtarët e Kukësit vlerësohen në treg me 5.8 milionë euro. Ndërsa vlera e Partizanit shkon te 5.03 milionë euro. Sipas këtyre llogaritjeve, Kukësi vlen 800 mijë euro më shumë se të kuqtë e kryeqytetit.

Kukesi-Partizani

Edhe sa u përket lojtarëve me kartonin më të shtrenjtë, sërish peshorja anon nga verilindorët. Sipas “transfermarkt.com”, lojtari më i shtrenjtë i sfidës së sotme është Uilliam Koredero Melo. Kartoni i brazilianit të Kukësit vlerësohet me 600 mijë euro. Arturo Rexhinaldo është lojtari i dytë më i kushtueshëm në radhët e Kukësit, kartoni i të cilit vlerësohet 550 mijë euro.

Shkodra Partizani

Ndërsa te Partizani, Jurgen Bardhi vlerësohet si lojtari më i shtrenjtë, 575 mijë euro, që i bie të jetë lojtari i dytë më i kushtueshëm i ndeshjes, pas brazilianit Melo. Jasir Asani pason Bardhin te Partizani si lojtari më i kushtueshëm, ku vlera e kartonit të tij vlerësohet 400 mijë euro.

Related posts

Bixente Lizarazu zbulon se për çfarë ka nevojë Bayern për të thyer Real Madridi

Sadik.Autor

Ja sa vlejnë dhe çfarë moshe kanë 8 “MBRETËRESHAT” e Champions-it

Q.Autor

Trofeu i Europa League vidhet në Meksikë

Sadik.Autor

Leave a Comment