Futboll Shqipëri Sport

Belica: Mungesa e tifozëve na penalizoi, barazimi i drejtë. Rivali më i fortë i Partizanit për titull është…

Mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, në përfundim të barazimit pa gola me Kukësin, në mikrofonin e Supersport deklaroi:

Barazim 0-0 ndaj një rivali direkt. Rezultati i drejtë?

Të them të drejtën, është rezultat i drejtë. Patëm shanse me Bardhin në pjesën e parë, edhe me Rubinin në pjesën e dytë, por barazimi është i drejtë.

Në pjesën e parë, ju vuri në vështirësi Kukësi?

Pjesa e parë nga ana jonë ishte më e dobët se e dyta. Na e vështirësoi pak lojën Kukësin. Kishim vështirësi edhe për ta nxjerrë topin, edhe për ta luajtur. Mendoj se barazimi ishte i drejtë.

Nga ana e cilësisë, mund ta përballoni sezonin deri në fund në vendin e parë?

Po, kam besim, edhe klubi tek të gjihë lojtarët. Po stërvitemi mirë, po luajmë mirë. Kampionati është i vështirë, por do mundohemi të bëjmë më të mirën.

Kush mendoni se është rivali më i fortë për ju?

Për mendimin tim, tabela e renditjes tregon edhe rezultatet më të mirë. Skënderbeu dhe Kukësi, do të jetë një luftë e fortë mes të tre ekipeve, por unë nuk do lija pas edhe ekipin e Flamurtarit.

E krahason dot ndeshjen para 1 jave me këtë sot?

Janë dy ndeshje komplet të ndryshme. Në Durrës kishte plot tifozë, është karikim më vete ajo. Terreni ishte i vështirë atje, kurse sot kishte vështirësi të tjera. Mungesa e tifozëve e penalizon pak ekipin tonë.

Related posts

Iran-Portugali/ Publikohen formacionet zyrtare, Ronaldos i duhet barazimi

Isa.Autor

MotoGP/ Dovizioso pretendent kryesor në Austin, por nuk ka besim

Sadik.Autor

Oddo: Ndaj Crotones vendoset e ardhmja e Udineses

Sadik.Autor

Leave a Comment