Futboll Shqipëri Sport

MOVIOLA/ Gol i rregullt i mohuar dhe penallti e padhënë, gjyqtari “masakron” Tiranën në Laç (VIDEO)

Tirana luajti sot në transfertë kundër Laçit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kurbinasve. Kjo sfidë pati mjaft episode të diskutueshme, por dy më flagrantet ishin goli i mohuar i Bedri Grecës dhe topi me dorë i prekur në zonë nga Eglantin Gjoni.

Në minutën e 71-të, Greca merr një asist nga Erjon Hoxhallari. Nga pamjet filmike duket qartë që sulmuesi i Tiranës është në pozicion të rregullt, megjithatë për gjyqtarin anësor nuk është kështu. Kësisoj arbitri kryesor Beqiri merr vendim për ta anuluar atë.

Në minutën e 85-të, Edon Hasani kroson një top në zonën kurbinase dhe mbrojtësi Eglantin Gjoni kap topin me dorë. Nga pamjet filmike duket qartë që lojtari bardhezi mban sferën me dorë, por për arbitrin Ardian Beqiri gjithçka është e rregullt. Për më shumë iu ftojmë të shihni videot e mëposhtme.

Related posts

PARA NDESHJES NDAJ VALLADOLID/ Solari përballet me një sërë lojtarësh të dëmtuar, ja lista e zgjedhur

Delo.autor

“Tripletë” dëmtimesh në një sekondë, në futboll (video)

Sadik.Autor

TËRHIQET NGA FUTBOLLI NË MOSHËN 30-VJEÇARE/ Mesfushori Proper habit me deklaratën: Nuk argëtohesha më

Delo.autor

Leave a Comment