Futboll Seria A Sport

MILANI PA EUROPË/ Vjen lamtumira e parë, Donnarumma drejt SUPER klubit madrilen

Eliminimi i skuadrës së Milanit nga Europa League mund të ketë pasoja të rënda te kuqezinjtë, që duke parë edhe sanksionet e vendosura nga UEFA mund detyrohen të lëshojnë yjet në fund të sezonit. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, skuadra e Atletico Madrid është hedhur në sulm për të afruar portierin e Milanit dhe kombëtares italiane Gianluigi Donnarumma. Portieri 19-vjeçar gjithnjë ka qenë i përfshirë në merkato, por këtë herë, duke parë dështimet e kuqezinjve, mund të largohet përfundimisht.

Trajneri Diego Simeone e kërkon me ngulm portierin e ri “azzurr”, duke qenë se portieri aktual Jan Oblak pritet të largohet nga “colchoneros” pas 4 sezonesh. Për këtë arsye, Simeone i ka “shkelur syrin” portierit të ri italian, duke qenë i gatshëm të paguajë çdo shumë për ta bindur si lojtarin ashtu edhe klubin kuqezi. Por nëse paratë nuk janë një problem i madh për Atletico Madrid “pengesa” kryesore do të jetë konkurrenca e madhe që është për Donnarumma, një nga portierët e rinj më premtues në botë, për të cilin ofertat nuk mungojnë.

Related posts

E DUAN NË ITALI/ Matteo Darmian dëshiron të largohet nga Manchester United, por…

Isa.Autor

NDIHMA ME 30 MJEKË E INFERMIERË NË ITALI/ Legjenda e Milanit: Nuk është për të gjithë ajo që bëri Shqipëria dhe Rama

Delo.autor

David Alaba: Kovac flet shumë me ne dhe na jep siguri për të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment