Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA NË DYSHIM PËR PORTIERIN/ Navas: Unë pranoj zgjedhjet e trajnerit, ndaj…

Ndodhet që prej vitit 2014 te skuadra e Real Madrid, është protagonist i padiskutueshëm si në La Liga ashtu dhe në triumfin që skuadra “merengues” ka patur në Champions League në 3 sezonet e fundit. Por tashmë e ardhmja e portierit 31-vjeçar Keylor Navas është në dyshim, që pas ardhjes në “Santiago Bernabeu” të portierit belg Thibaut Courtois, që tashmë është titullar. Për këtë arsye, portorikani Navas po sheh mundësinë e largimit nga Reali në fund të këtij sezoni.

Këtë sezon, Navas është aktivizuar vetëm 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e “los blancos”, duke humbur kështu postin e titullarit. “Unë pranoj zgjedhjet e trajnerit, por tani një prej nesh është I tepërt, ndaj edhe mund të largohem nga Reali”, ka thënë Navas, lajm që konfirmohet nga e prëditshmja spanjolle “Marca”. Ofertat për portierin amerikano-latin nuk mungojnë, një lojtar me përvojë, që do të ishte titullar kudo që do të shkonte.

Related posts

Ndëshkoi Balotelli-n, arbitri rrezikon denoncimin

Q.Autor

PASKA MËSUAR NGA MESSI/ Dembele dhuron spektakël dhe shënon gol MAGJIK (VIDEO)

Isa.Autor

PAS BOSHLLËKUT TË MADH/ Partizani gjen zëvendësuesin e Atandës tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment