Futboll Sport

E PABESUESHME/ ​Ja si reagon Balotelli ndaj festimit kontrovers të Ronaldos…

Sulmuesi italian i Nices, Mario Balotelli, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për ta komentuar festimit kontrovers së yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, pasi e kishte shënuar golin e fitores në derbin e Torinos.

Balotelli njihet për mënyrën se si e kishte festuar një gol të tij në derbin e Mançesterit, gjatë kohës kur ishte lojtar i Manchester Cityt. Ai e kishte ngritur fanellën e tij dhe në bluzën nën të shkruante: “Pse gjithmonë unë?”.

Megjithatë, të shtunën në mbrëmje, ai ishte duke e shikuar ndeshjen mes Juventusit dhe Torinos dhe mbeti i habitur që Ronaldo nuk u ndëshkua me më shumë se karton të verdhe për festimin e golit të tij.

Ronaldo arriti ta shënojë golin e fitores në minutën e 70-të, përmes një gjuajtje nga pika e penalltisë. Goli ishte kontrovers, por jo për shkak të akordimit të penalltisë, por për shkak të mënyrën se si portugezi e festoi atë.

Sapo kishte shënuar, ai vrapoi drejt portierit të Torinos, Salvador Ichazo, dhe e goditi atë në gjoks. Për këtë veprim, ylli i Juventusit u ndëshkua me karton të verdhe, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për Balotellin, i cili në Instagram shkroi: “Po ta kisha bërë unë këtë gjë, tuuung”.

Goli i shënuar nga Ronaldo ia vazhdoi edhe më tutje ecurinë e mrekullueshme të këtij sezoni të Juventusit, që ndodhet në pozitën e parë të Serisë A me 46 pikë, duke i humbur vetëm dy pikë në ndeshjen kundër Genoas.

Related posts

JUVENTUS-SPAL/ CR7 thyen “Supermanin” Berisha, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Portugali-Francë. Rezultati 0-1

Delo.autor

E ARDHMJA E CR7 MBETET MISTER/ Lëndohet Ronaldo, largohet nga stërvitja para kohe

Delo.autor

Leave a Comment