Futboll

THELLOHET KRIZA TEK MONACO/ Mposhtet nga Lyoni në transfertë

As Tierry Henry nuk mund ta nxjerrë nga kriza Monacon. Skuadra nga Principata u mposht 3-0 nga Lyoni në transfertë dhe mbetet e parafundit në Ligue 1, me 13 pikë, pozicion që askush nuk e kishte menduar në fillim të sezonit për këtë skuadër.

Gjithçka funksionoi keq për formacion e Henry, që golin e parë e pësoi që në minutën e 6-të, me autor Aouar. Në minutën e 34-rt, “ylli” i Lyonit, Fekhir, realizoi të dytin, por nuk do të përfundonte me kaq. Sikur të mos mjaftonte pësimi i dy golave, në fillim të pjesës së dytë Golovin u ndëshkua me karton të kuq, për t‘ia bërë edhe më thjeshtë fitoren ekipit të Lyonit. Në minutën e 59-të, Mendy realizoi edhe të tretin për të besuarit e trajnerit Bruno Genesio.

Më këtë fitore Lyoni i merr vendin e tretë Montpellier, me vetëm 3 pikë më pak se Lille. Ligue 1 kryesohet nga PSG me 44 pikë, 14 fitore dhe vetëm 2 barazime.

Related posts

U PËRFOL PËR NJË KALIM TEK “BARDHEBLUTË”/ Tirana “ftohet” me ish-mesfushorin e Skënderbeut. Ja arsyeja…

Delo.autor

LIVE/ Islandë-Shqipëri. Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0

Delo.autor

Rooney: Nëse s’e shijon futbollin e Manchester Cityt, atëherë s’të pëlqen futbolli

Q.Autor

Leave a Comment