Futboll Sport

SHOQËRI E FORTË MES TYRE/ Pogba dhe Dybala bëjnë “SHOW” në Paris, Ndërsa Raiola flet me Juventusin…

Juventusi dhe Paul Pogba mbajnë lidhje, pavarësisht lamtumirës së dy viteve e gjysmë më parë. Madje, lidhja e tyre duket ende e fortë. Me merkaton e afërt të janarit, megjithatë, edhe thashethemet shtohen. Dhe vetë francezi, kampion bote, nuk bën asgjë për të mos i ushqyer ëndrrat e tifozëve bardhezinj.

Mbrëmë në Paris, mesfushori francez ishte i ftuar nga sponsori teknik në një ngjarje të “Adidas”, së bashku me Paulo Dybala, shokun e skuadrës te Juventusi në sezonin 2015-2016. Fotot e postuara në Instagram nga mesfushori i Juventusit bëjnë që të gjithë tifozët të ëndërrojnë.

Ndërsa Pogba ishte bujtës në Paris me “vëllanë e tij”, pasi e quajti kështu argjentinasin në Instagram, Mino Raiola, sipas “Daily Mail”, do të takohej me Juventusin për të diskutuar mbi disa nga lojtarët e tij. Natyrisht, këtu përfshihet edhe Paul Pogba.

Sipas gazetës britanike, Manchester United nuk do që ta shesë mesfushorin francez, pavarësisht faktit se ditët e fundit ka një zhurmë të madhe. Veçanërisht pas ndeshjes së fundit, të së dielës në “Anfield”, kundër Liverpool-it: 90 minuta në stol. Nuk është hera e parë që kjo ndodh: edhe kundër Fulham, në ndeshjen e luajtur në shtëpi, e fituar 4-1, Pogba qëndroi në stol gjatë gjithë lojës.

Marrëdhënia e tij me Mourinhon (u shkarkua sot) duket se po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, edhe pse shitja e tij në janar është shumë e vështirë. Megjithatë, Juventusi mund të provojë. Tifozët bardhezinj shpresojnë ta shohin atë përsëri si duet me Dybala, jo vetëm në foto, në Paris.

 

Related posts

Mourinho tërhiqet nga Griezmann, Barcelona në ‘pole position’

Q.Autor

Reagimi i Shoqatës së Arbitrave pas veprimit të Deputetit Braçe

Sadik.Autor

Zyrtare/ Inzaghi është trajneri i ri i Bolognas

Sadik.Autor

Leave a Comment