Futboll Premier League

Shfryn Mourinho: Duhet ta kishim “vrarë” Burnley-n

Jose Mourinho mendon se Manchester United duhet ta kishte “vrarë” Burnley-n në pjesën e dytë pas fitores së ngushtë 1-0 në Turf Moor. Ishte goli i Anthony Martial ai që vendosi fatin e ndeshjes.

Mourinho ishte i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra e tij por beson se ajo mund të kishte mbyllur ndeshjen më herët me rastet e Pogba dhe Lingard.

View image on Twitter

“Nuk është paraqitje jonë e zakonshme por është paraqitja që duhej për të mundur një ekip guximtar si Burnley,” shprehet trajneri i United në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ne e dimë mënyrën se si luajnë ata, ata janë më të mirët në stilin e tyre, dhe duhet të adaptohesh për të qenë i suksesshëm. U adaptuam mirë nga pikëpamja defensive.

“Duhet të kishim shënuar një gol të dytë për të vrarë ndeshjen, dhe u vumë në vështirësi ku duhet të kishim luftuar deri në sekondën e fundit.”

Mourinho ndalet të flasë edhe për Alexis Sanchez: “Për momentin asgjë nuk është e finalizuar,” por pranon se një lojtar si Sanchez i duhet United.

“Për momentin, kemi katër sulmues për tre pozicione, dhe një rezervë. Ibrahimovic ka qëndruar jashtë pothuajse gjatë gjithë sezonit.

“Në repartet e tjera jemi mirë, por në sulm kemi nevojë për pak kompeticion.”

Related posts

“Nëse lëndoj Messin, nuk mund të kthehem më në Argjentinë”

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Debutoi si profesionist më i vogël se 15 vjeç, infektohet me COVID-19

Delo.autor

“MUND T’I KISHE LARË MË MIRË”/ Po bëhet virale, sulmuesi zikaltër del te semafori dhe bën pastruesin e xhamave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment