Bundesliga Futboll

E mund edhe vendi i fundit, Hamburgu i Mavraj rrezikon seriozisht rënien nga kategoria

Skuadra gjermane e Hamburgut, ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh.

Ata sot u mposhtën brenda në shtëpi, nga Këlni i vendit të fundit me rezultatin 0-2. Kjo ishte humbja e 4-t radhazi për skuadrën e Mavrajt, dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Mavraj

Ishte sulmuesi i Këlnit, Terode ai që vendosi takimin me dy golat e shënuar në minutat e 27-t dhe 67-t. Pas humbjes së sotme, Hamburgu renditet në vendin e parafundit, me 15 pikë në 19 ndeshje, 3 më shumë se Këlni i vendit të fundit dhe 5 më pakë se Mainzi i vendit të 15-të. Sfidën e radhës skuadra e shqiptarit do ta luajë në transfertë ndaj Lajpcigut.

Related posts

COPA DEL REY/ Portieri Ter Stegen bën “heroin” tek penalltitë, Barcelona kualifikohet në finale

Delo.autor

VIDEO/ Manchester ​United fiton pas tre barazimeve, mposht Evertonin

Q.Autor

ANGLIA NË SULM PËR MBAPPE/ Jo vetëm Liverpool, edhe ekipi i Brojës tenton të joshë yllin francez

F.autor

Leave a Comment