Futboll Kategoria Superiore Sport

LUFTËTARI – PARTIZANI/ Zbulohet vendimi i klubit gjirokastrit

Luftëtari – Partizani është një nga kryendeshjet e kësaj jave që mbyll vitin në kampionatin shqiptar, që do të luhet të dielën në orën 13:30 në stadiumin e Gjirokastrës. Mësohet nga burime zyrtare në klubin gjirokastrit se është marrë vendimi nga presidenca se në të gjithë sektorët e stadiumit hyrja do të jetë falas për tifozët.

Kapaciteti i stadiumit të Gjirokastrës është 8500 vende. Në këto tri sezonet e fundit rekordi i shikuesve  në stadiumin e Luftëtarit është pikërisht në një ndeshje kundër Partizanit, e luajtur në fund të vitit 2016, teksa ka pasur afro 6000 shikues. Kujtojmë se Partizani është shpallur kampion dimri, ndërsa djemtë e Mezanit do të kërkojnë të ruajnë ecurinë pas asaj fitoreje të arritur në Korçë.

Related posts

MOMENTE NERVOZIZMI TEK PSG/ Mbrojtësi godet stendën dhe largohet i nervozuar gjatë ndeshjes

Delo.autor

E KA NISUR “ZJARR” TE “DJALLI”/ Tare i befasuar nga organizimi i Milan

F.autor

SURPRIZON ISH FUTBOLLISTI I MILANIT/ Lojtar, trajner dhe president në tre skuadra të ndryshme

Isa.Autor

Leave a Comment