Futboll Sport

TRAJNERI NË VERSIONIN “ULTRAS”/ Ja çfarë bën Ancelotti në festën e Napolit… (VIDEO)

Trajneri Carlo Ancelotti ndihet më napoletan se kurrë. Që në verë ka marrë përsipër drejtimin e skuadrës së këtij qyteti shumë futbolldashës dhe ka ndezur ëndrrat e tifozëve. Pavarësisht eliminimit që në fazën e grupit të Ligës së Kampionëve, Napoli konsiderohet se është në rrugën e duhur.

Të paktën nuk ka ankesa nga presidenti dhe tifozëria. Me një komoditet të tillë, “Carletto” nuk e ka fare problem të “shkrihet në një” me tifozët, edhe kur ata organizojnë ndonjë festë, si kjo e Napolit.  Kështu ka bërë edhe së fundi trajneri i njohur italian, bashkë me partneren e tij në krah.

Ai ka tundur pecetën e bardhë në dorë, ashtu si pjesa tjetër e mjedisit tifozërik ku ndodhej, duke kënduar me zë të lartë si tifozët “O surdato nnammurato”, një këngë popullore napoletane. Bashkë me të, të njëjtën gjë ka bërë edhe presidenti De Laurentiis.

Related posts

LARGIMI I THIAGO ALCANTARA/ Ja kush do e mbajë fanellën me numrin 6 tek Bayern Munich

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Skënderbeu-Bylis. Rezultati 0-1

Delo.autor

Eksperti jep parashikimet: Skedina e mbrëmjes që mund t’iu bëjë me para

Delo.autor

Leave a Comment