Futboll Seria A Sport

PAS LARGIMIT TË MIRANDAS/ “Zikaltërit” zgjedhin mbrojtësin Andersen të Sampdorias për…

Interi po mendon të zëvendësojë mbrojtësin Joao Miranda me atë të Sampdoria-s, Joachim Andersen. Stefan de Vrij dhe Milan Skiniar kanë qenë zgjedhjet e para për mbrojtjen qendrore këtë sezon dhe braziliani mendohet të jetë zemëruar nga minutat e pakta të lojës së luajtur.

Sipas “calciomercato.com” nuk ka një ofertë zyrtare ende, por edhe Porto edhe Flamengo janë të interesuara për Miranda-n. Gjithashtu edhe Inter-i është i interesuar për të firmosur me një mbrojtës tjetër në janar dhe Andersen është në krye të listës. Qendërmbrojtësi do të kushtojë 30-35 milionë euro, shifër e cila duke u bazuar në Fair Play-n Financiar mund të jetë shumë e lartë për t’u investuar në janar.

Nga ana tjetër Inter-i shpreson të bëjë një marrëveshje huazimi me obligim blerjen e mëvonshme.

Related posts

RIBASHKIMI ME EKIPIN SHKAKTOI INCIDENT/ Marcelo shpërthen tërbimin: Tani do më thithni…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Bomberi Lukaku është e vetmja garanci, ja tre lojtarët që rrezikojnë tek Inter-i…

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Napoli kërkon “të burgosë” HYSAJN me kontratën e re

Isa.Autor

Leave a Comment