Futboll Seria A Sport

KUR ISHTE TEK MAN UNITED/ Ronaldo rrëfen: Lojtarët e Romës më kërkuan që të ndalem, të tjerë më…

Cristiano Ronaldo po përgatitet për ndeshjen e së shtunës ndaj Romës në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, dhe ka zbuluar se si iu përgjëruan dhe e kërcënuan lojtarët e Romës gjatë kohës sa ishte lojtar i Manchester Unitedit.

Portugezi ka zbuluar se në ndeshjen me Unitedit ndaj Romës, lojtarët i kanë kërkuar atij që të ndalet dhe të mos i driblojë lojtarët.

Ronaldo ishte pjesë e Unitedit nga viti 2003 deri më 2009, ku pastaj u largua në drejtim të Real Madridit.

“Kur ishte rezultati 6-0, ata më kërkuan mua që të ndalem, një kundërshtar më përgjëroi që të mos i dribloj më”, ka thënë Ronaldo për ndeshjen që e fitoi United me rezultatin e thellë 7-1 ndaj romakëve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Tjerët më kërcënuan se do të më lëndonin”.

Hera e fundit që Ronaldo ka shënuar ndaj Romës është viti 2016 me Real Madridin në fitoren 2-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Jo më gabime, këtë herë nuk duhet ta dorëzojmë kreun

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Nga porta në portë, goli i vitit shënohet nga portieri rumun (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE: Martin O’Neill rinovon kontratën me Irlandën e Veriut

Q.Autor

Leave a Comment