Futboll Seria A Sport

TREGON PËR IDHULLIN E TIJ/ Talenti i Juventusit: Ai më tha të mos ndjek shembullin e tij

Moise Kean, sulmuesi i Juventus-it dhe kombëtares italiane, ka folur rreth karrierës së tij dhe rreth marrëdhënies së veçantë me Mario Balotelli-n.

Shpesh i krahasuar me “Super Mario-n”, 18-vjeçari foli për “RMC Sport” për idhullin e tij, që duket se është njëkohësisht edhe këshilltari i tij më i mirë.

Krahasimi me sulmuesin e Nice, ish-lojtar i Inter-it dhe Milan-it, ndodh shpesh. Jo saktësisht për pozicionin, por në aspektin fizik dhe talentin e madh. Kean e komentoi kështu krahasimin me Balotelli-n: “Ishte idhulli im, por vetëm nga mënyra se si luante. Është një djalë i mirë, më ka dhënë shumë këshilla, sepse nuk do që unë të kaloj të njëjtën gjë që ka kaluar ai”.

Tani tek Juventus-i, është dikush tjetër që mund ta ndihmojë shumë, Cristiano Ronaldo: “CR7? E shihja vetëm në Play Station… të luaj me të më ka ndihmuar shumë, kam mësuar shumë prej tij si dhe nga kampionët e tjerë që luajnë tek Juventus “.

E ardhmja e tij është ende e pasigurt. Kean, i cili në të shkuarën ka qenë i huazuar te Verona, dëshiron të gjejë hapësirën e tij në skuadër, por me kampionë si Dybala, Ronaldo, Mandzukic është shumë e vështirë: “A do të largohem në janar? Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk e di dhe nuk mund të them akoma diçka. Është klubi ai që do të vendosë. Ata do të bëjnë vlerësimet e tyre dhe më pas do të shohim”.

Pavarësisht se Allegri konfirmoi se lojtari nuk do të largohet nga Torino në janarit, talenti i Kean duhet të dalë në pah përfundimisht dhe për ta bërë këtë duhet të luajë.

Related posts

PSG gati ofertën për Ronaldon, por ka një kusht me Real Madridin

Q.Autor

KËRKON REVOLUCIONIN E MADH/ Zidane dëshiron të mbajë 17 lojtarë në ekip, listës i mungon emri i madh

Delo.autor

Blerja e parë e Bayern Munchen, Real Madrid e ka në dorë

Sadik.Autor

Leave a Comment