Formula 1

NJË AVENTURË E RE/ Ish-shefi i Ferrarit, Domenicali: Pas një viti Alonso mund të…

Një aventurë e re mes Fernando Alonso dhe Ferrarit mund të nisë vitin 2020 në Formula 1. Lajmin e ka konfirmuar ish-drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Stefano Domenicali, njeriu që punoi për 5 vite me radhë me pilotin spanjoll, para se të dy të largoheshin nga makina italiane, pa asnjë titull kampion.

“Siç u rikthye Kimi Raikkonen mund të rikthehet edhe Fernando Alonso. Do të ishte diçka fantastike. Alonso është një pilot i madh dhe me një Ferrari kompetitive, si kjo e tanishmja, mund të triumfojë me shumë lehtësi dhe të shpallet kampion. Unë jam i bindur”, tha Domenicali.

“Natyrisht që vendimin përfundimtar do të marë skuadra, që tashmë ka një pilot me përvojë dhe një të ri. Alonso mund të zërë fare mirë vendin e të dytë nëse vendos të rikthehet. Spanjolli tha se kjo është një mirupafshim, jo një lamtumirë. Do të isha lumtur nëse kjo gjë do të ndodhte”, u shpreh Domenicali, njeriu që ka punuar 23 vite te Ferrari.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel thumbon Ferrarin: E dija që Mercedes do na linte një xhiro pas

Delo.autor

“F1 “BOTËRORI 2019″/ Britaniku Ross Brawn zbulon fituesin, ja kampioni i ri

Delo.autor

Piloti i Red Bull kërkon trofeun në F1

Q.Autor

Leave a Comment