International

Reali thyen rekord botëror, ofron 225 milionë euro për “yllin” e Premierligës

Real Madrid në vitet e fundit ka qenë skuadër jo shumë aktive në transferime, duke mos shpenzuar shumë para.

Paraqitjet jo të mira këtë sezon dhe mungesa e golave nga sulmuesit aktual, ka shtyrë drejtuesit e Real Madridit që të mendojnë transferimin e një golashënuesi.

Dëshira kryesore e Zinedine Zidane dhe presidentit Florentino Perez është sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane.

Angleze në vitet e fundit është golashënuesi më i mirë në Premierligë, ndërsa vitin 2017 e mbylli me 56 gola në 50 ndeshje, duke u bërë futbollisti i parë që pas tetë viteve lë mbrapa Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sipas The Sunday Times, Reali për shërbimet e tij është gati që Tottenhamit t’i paguajë 225 milionë euro, duke e bërë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Por, ai nuk do të jetë transferimi i vetëm i madh, pasi Zidane e dëshiron edhe yllin e Chelseat, Eden Hazard.

Related posts

Historia e çuditshme e debutimit prej “hirusheje” e Ronaldinho-s te Barcelona

Q.Autor

Andrea Pirlo nderohet me çmim special

Q.Autor

Zbulohen tre yjet që Löw do të marrë me vete te Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment