Futboll Sport

“POKER” KASHIMËS/ River Plate medalje bronzi nga Botërori i Klubeve (VIDEO)

Dështimi për të kaluar në finale është kthyer në forcë për River Plate, me skuadrën argjentinase që ka zënë vendin më të ulët në pod në Botërorin e Klubeve 2018.

Skuadra e drejtuar nga Marcelo Galiardo ka “likujduar” japonezët e Kashima, 4 me 0 për të bërë të vetin medaljen e bronzit. Se do të ishte një takim i vështirë për Kashima u pa që në minutat e para, me River Plate që tentoi të kalojë sa më shpejt në avantazh. Megjithatë, duhej të vinte minuta e 24-t që Zuculini të shndërronte në gol një krosim nga këndi.

Golat e Martinez në minutën e 73-të dhe 93-të, si dhe Borra në minutën e 88-të  vulosën rezultatin përfundimtar në 4 me 0. Një medalje ngushëllimi kjo për argjentinasit, që ishte kuotuar për të qënë në finalen e turneut.

Related posts

FOTOLAJM/ E turpshme në stadiumin e Kukësit, flamuri i Shqipërisë i shqyer

Q.Autor

SI JE SOT, JO PARA 3 MUAJSH/ Humbi 2-7 nga Bajerni, Pochetino ka leksion edhe në turpërim

Delo.autor

Moto GP teste sezonale në Barcelonë, dominon Vinales me Yamaha

Sadik.Autor

Leave a Comment