Boks

DUELI I FUNDIT NË KARRIERË/ Adriatik Cami premton: E mbyll me titull!

Finalja e një karriere të gjatë. Kështu do të jetë ndeshja e ditës së shtunë për sportistin Adriatik Cami, i cili do të ndeshet për të bërë të vetin titullin kampion bote në kickbox, për peshën deri në 75 kilogram.

Ky është dueli i fundit për 39 vjeçarin, i cili kërkon ta mbyllë rrugëtimin në kickbox si kampion. Dibrani do të ketë përballë kundërshtarin maroken, të cilin sportisti shqiptar e ka studiuar mjaftueshëm dhe ka sigurinë se do ta mund rivalin.

“Unë do t’iu bëj të ndihemi të gjithë krenar dhe ju pres të gjithëve që të më mbështetësni nga afër“-tha Cami.

Ndeshja e fundit e Camit do të luhet në shtëpi, ashtu siç ai ka ëndërruar gjithmonë, në Tiranë, në sallën sportive “Feti Borova”.

Related posts

DEKLARATA E PARË PAS ARRESTIT/ McGregor: Durimi është një virtyt mbi të cilin vazhdoj…

Delo.autor

VITI 2018 U MBYLL ME HUMBJE/ Cris Cyborg: Kam edhe një duel në UFC, ja ndaj kujt dua të përballem

Delo.autor

KAMPION I BOTËS NË PESHËN E RËNDË/ Fury: Më ofruan 10 milionë dollarë për një duel që vlen 500 milionë

Delo.autor

Leave a Comment