Boks MMA

MBROJTI DY TITUJT KAMPION BOTE/ Daniel Cormier merr trofeun e “Sportisti më i mirë i vitit”

Daniel Cormier është shpallur sot nga ESPN si “Sportisti më i mirë i vitit 2018 në artet marciale mikse”. Sportisti 39-vjeçar, verën e këtij viti fitoi titullin kampion bote në peshën e rëndë (heavyweight, 94-120kg), duke ia shtuar asaj të peshës “light heavyweight” (84-93kg), të cilën e ka fituar tri vite më parë.

Kjo paraqitje e shkëlqyer ne kafaz gjatë këtij viti, me 3 fitore e asnjë humbje, duke i fituar dhe mbrojtur këto tituj (i pari në histori që e realizon këtë gjë), i dhanë Cormier këtë çmim special edhe pse aktualisht ai nuk ka më njërin prej dy titujve. UFC-ja i ka hequr titullin e kategorisë “light heavyweight”.

ESPN ka vlerësuar paraqitjet në kafaz të kampionit të botës në peshën e rëndë, duke e konsideruar si më të mirin në artet marciale mikse për vitin 2018, çmim të cilin amerikani e fiton për herë të parë në karrierën e tij.

Këtë vit, Cormier mposhti në janar Volkan Ozdemit me “KO teknik”, më pas triumfoi në korrik ndaj Stipe Miocic me “KO” dhe së fundi, në nëntor, mposhti me “submission” Derrick Lewis. Sportisti amerikan nuk humbet një duel në kafaz që prej vitit 2015 dhe gjatë kësaj periudhe trivjeçare ka arritur 7 fitore radhazi (sfida e humbur ndaj Jon Jones është konsideruar si pa rezultat).

Related posts

E PABESUESHME/ Nuk ka talent vetëm në UFC, Kabib dhuron spektakël edhe në futboll (VIDEO)

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Wilder: Fury është i tmerruar nga unë, do të ketë vetëm një kampion (VIDEO)

Isa.Autor

KËTË NUK E PRISNIM/ McGregor sfidon në boks rivalin që u MASAKRUA KEQ

Isa.Autor

Leave a Comment