Futboll Premier League Sport

​SANCHEZ NË SEANCË STËRVITORE/ Shkon duke dëgjuar këngën “Më në fund jemi të lirë” (FOTO+VIDEO)

Sulmuesi kilian i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, shkoi në seancën stërvitore të së shtunës, duke e dëgjuar këngën e Hans Zimmer “Tani jemi të lirë”, pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit.

Mourinho u shkarkua të martën nga pozita e trajnerit dhe tanimë në vend të tij është emëruar ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer, si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Gazeta angleze, The Sun, kishte raportuar se Sanchezi kishte vënë bast me bashkëlojtarin e tij, Marcos Rojon, për shkarkimin e Mourinhos, megjithatë kiliani e ka mohuar këtë lajm përmes llogarive të tij në rrjete sociale.

“Jose ma dha mundësinë të luaj për skuadrën më të mirë në botë. Unë jam thjesht mirënjohës ndaj tij. Ne jemi me të vërtetë një ekip i bashkua”, shkroi Sanchez në Twitter duke iu referuar lajmit të publikuar nga The Sun.

“Unë kam vetëm mirënjohje për të. Nuk mund të pres deri në momentin kur do ta kem mundësinë t’i ndihmojë skuadrës”.

Mourinho e transferoi Sanchezin në Old Trafford si pjesë e një shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryanin. Ylli kilian nuk ka arritur të performojë si gjatë kohës kur ishte në Arsenal, megjithatë kjo gjë mund të ndryshojë me trajnerin e ri.

Related posts

E zbulon ish-kolegu: MODRIC nuk është i lumtur në Madrid…INTERI gati ta “rrëmbej”

Isa.Autor

PENALLTIA MË E ÇUDITSHME QË KENI PARË/ Akordohet 11-metërsh pasi e kapi topin lojtari që ishte pas portave (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Braziliani dhe argjentinasi i Milanit trembin Alex Sandron

Delo.autor

Leave a Comment