Futboll Sport

SULMOHET NË FUSHË PORTIERI I AJAX/ “Lancersat” hakmerren pasi ndërpreu ndeshjen

Një episod i shëmtuar ndodhi gjatë përballjes Utrecht-Ajax, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Eredivisie. Ndeshja në fakt u ndërpre për disa minuta, për shkak të sulmeve nga ana e tifozëve vendas, të cilët kanë lëshuar gjithçka në drejtim të portierit kamerunas të Ajax, Andre Onana.

Nga shkallët e stadiumit nisi një rrebesh i vërtetë me gota plastike, shishe, por edhe kapsolla që shpërthyen pranë këmbëve të portierit, duke e detyruar këtë të fundit, që pas rezistencës së gjatë, të zhvendosej për t’u larguar nga zona e rrezikut. Për këtë motiv, arbitri ndërpreu ndeshjen, që më pas rifilloi dhe u fitua me rezultatin 3-1 pikërisht nga Ajax, si një hakmarrje ndaj sulmit të tifozëve të Utrecht.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i ekipit largohet nga Bayern Munich në fund të…

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Ja momenti kur gjyqtari ulet në gjunjë duke kërkuar falje për gabimin (VIDEO)

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ De Biasi: Shkova në Europian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani

Delo.autor

Leave a Comment