Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Panucci drejt largimit nga Kombëtarja shqiptare, i del emri në Serinë A

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi. Sipas “Il Messaggero”, 45-vjeçari po piketohet si zëvendësuesi i Di Françeskos në stolin e Romës. Raportohet se Panuçi po qëndron në prapaskenë dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një takimin me drejtuesit verdhekuq.

Italian ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2019, por një ofertë nga Roma mund të ishte e pa rezistueshme për të. Trajneri gëzon raporte të mira me Franko Baldini, njeriun e besuar të presidentit Palota dhe nuk është çudi që t’i besohet stoli i skuadrës italiane që kohët e fundit është në krizë rezultatesh.

 

“Il Messaggero” zbulon se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” të premten për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës, teksa po atë ditë  pritet të ketë dhe një takim me drejtuesit romanistë.

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Sadio Mane optimist: Stambolli është fusha me fat për ne…

Delo.autor

SHIRITI I HEDHUR NGA PORTUGEZI/ Del Piero kritikon Ronaldon: Ishte gjest i ekzagjeruar, nuk mund të…

Delo.autor

River Plate–Boca gati për finalen e përjetësisë, orët e tmerrit i lënë vendin spektaklit

Isa.Autor

Leave a Comment