Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE YLLIT TË INTERIT/ Adriano: Ai është një lojtar i madh, do të kishim qenë…

Ish-sulmuesi i Inter Adriano beson se ai dhe Mauro Icardi do të formonin një dyshe të mrekullueshme në sulm.

36-vjeçari iu bashkua Zikaltërve në vitin 2001 dhe ka qenë një nga talentet më premtues të gjeneratës së tij, përpara se problemet personale ta zhysnin në depresion.

“E di sa i mirë kam qenë, dhe e di se kam bërë gjëra të rëndësishme,” shprehet Adriano për DAZN.

“Nuk më besohej kur erdha në fillim në Itali. Te Inter ishte një dhomë zhveshje vetëm me yje.

“I jam mirënjohës Ronaldo-s, që më mbajti në shtëpinë e tij, Zanetti-t që më ndihmoi kur më vdiq babai dhe presidentit Moratti.

“Tani jam i lumtur në Brazil me miqtë dhe familjen time. Nëse më ofrojnë të luaj përsëri do të pranoj, por vetëm në Brazil.

“Icardi? Ai është një lojtar i madh dhe akoma shumë i ri. Unë dhe ai do të kishim qenë një dyshe e mrekullueshme në sulm.”

Related posts

Negociatat për rinovimin janë të pasuksesshme, Tottenham nxjerr në shitje yllin për 50 mln €

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Sulmuesi Aguero zbarkon në “Camp Nou”, Barcelona vendos klauzolën. Ja detajet e akordit…

Delo.autor

LIVE/ Juventus-Torino, Mbyllet pjesa e parë, Torinezët surprizojnë në derbi

Delo.autor

Leave a Comment