Futboll Premier League Sport

NEGOCIATAT PËR SPONSORIN E FANELLËS/ Liverpool pranë marrëveshjes rekord me “New Balance”

Liverpool ka nisur negociatat për të vulosur marrëveshjen rekord të Premier League për sa i përket sponsorit të fanellës teksa drejtuesit e klubit duan të eklipsojnë marrëveshjen 90 mln euro në sezon të Manchester United me Adidas.

Klubi i Anfield aktualisht ka një kontratë deri në fund të sezonit 2019/20 me New Balance por bisedimet për rinovimin e kontratës së përmirësuar kanë nisur.

Marrëveshja aktuale e Liverpool, e cila është 60 mln euro në sezon, ka qenë një sukses i madh i kompanisë amerikane dhe mendohet se New Balance do të paguajë të paktën 30 mln euro më shumë në vit për kontratën e re.

Shitjet e fanellave kanë qenë një rekord për New Balance dhe për shkak të progresit të madh pritet të firmoset një kontratë tepër fitimprurëse për Të Kuqtë.

Trajneri Jurgen Klopp ka zhvilluar yje si Mo Salah, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Virgil van Dijk dhe të gjithë kanë kontrata afatgjate me klubin.

Related posts

ECURIA E FRIKSHME NË KAMPIONAT/ Liverpool kap Championsin, Ole s’e kalon as me 13 humbje

Delo.autor

“NUK MUND TË HUMBASIM MË TERREN”/ Mancini: I lumtur nga elozhet holandeze

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Ilkay Gundogan vendos të qendrojë tek Manchester City, rinovon deri…

Delo.autor

Leave a Comment