Futboll Sport

MERR FUND AVENTURA ITALIANE NË ITALI/ Napoli ndërpret zyrtarisht rinovimin e Elseid Hysajt

Është thënë disa herë në media të ndryshme, por kur prestigjiozja italiane i dedikoi shkrim, atëherë vërtetësia konfirmohet zyrtarisht.

 

Dje, në median prestigjioze italiane, “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar se mes Napolit dhe Elseid Hysajt nuk ka diskutime për rinovimin. “Elseid Hysaj ka një akord deri në fund të vitit 2021, por rinovimi i tij për momentin duket shumë kompleks, pasi bisedimet janë ndërprerë”, ka shkruar media prestigjioze italiane.

 

Interesimi i trajnerit të Çelsit, Mauricio Sarri, për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, ndërkohë që ka një pakt mes tij dhe presidentit të Napolit për të mos marrë më asnjë lojtar, ka bërë numrin një të klubit napolitan që të ndërpresë bisedimet me agjentin e shqiptarit për ta lënë pezull të ardhmen e tij.

Related posts

Manchester United shfaq interes për Lewandowskin

Q.Autor

Mohimi i presidentit: “Real Madrid nuk do të paguajë këtë shumë për Neymar

Sadik.Autor

E BUJSHME/ E zbulon presidenti i Palermos: DYBALA do të shkojë në Spanjë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment